Ndalet Monza e Palladinos, një gol i Haas i jep fitoren Empolit

Një ndeshje e bukur mes Empolit dhe Monzës ka hapur javën e 10-të të kampionatit italian të futbollit në Oversport dhe Tibo.

Skuadra e Zanetti arrin që të marrë tre pikët falë golit të shënuar nga Haas në minutat e para të sfidës. Kanë qenë të shumta rastet për shënim gjatë ndeshjes, vendasit kanë pasur më shumë shanse shënimi, por edhe miqtë një rast të artë në fund të takimit.

Pas tre fitoreve radhazi ndalet skuadra e Palladinos, që pëson humbjen e parë në krye të pankinës së Monzës. Empoli ngjitet në kuotën e 11 pikëve pas këtij suksesi. / Oversport.tv

Foto: Empoli Football Club Official