Ndalet sfida Boca Juniors-Gimnasia LP, “Bombonera” kujton idhullin e saj

Ka nga ata që besojnë tek një koincidencë e pabesueshme, ata që besojnë tek fati: sepse është fakt, që në ditën që Diego Armando Maradona do të mbushte 61 vjeç, Boca Juniors (skuadra e tij e zemrës) dhe Gimnasia La Plata (skuadra e tij e fundit si trajner) u përballën në kampionatin argjentinas, duke i dhënë jetë një ndeshjeje, që e vlente më shumë se rezultati i saj.

Stadiumi “Bombonera” ndaloi të kujtojë heroi e saj në minutë e 10-të (një numër jo rastësor) të pjesës së parë, kur gjyqtari ndërpreu ndeshjen për të nisur homazhin për “Pibe de Oro”.

Fanella, dedikime, banderola, foto gjigande, kore dhe lot. Mbi të gjitha lot. Si ato të vajzës së tij, Dalma, që nga vendi që ishte i rezervuar për Maradonën në stadium (llozha e tij private) ekspozoi bluzën me shkrimin “Drejtësi për Diegon”, duke kujtuar betejën që familja po çon përpara për të kuptuar shkaqet e vërteta, që çuan në vdekjen e tij.

Dy skuadrat zbritën në fushë me një fanellë speciale me numrin 10, ndërsa Carlos Izquierdoz, kapiteni i Bocas, i dhuroi një bluzë Dalmës. / Oversport.tv