Ndarja duket e paevitueshme, Ronaldo largohet nga United në janar

Cristiano Ronaldo pritet të largohet nga Manchester United në merkaton e Janarit. Portugezi nuk po gjen hapësirat e duhura në skuadrën e Ten Hag dhe qëndroi në stol edhe në derbin e fundit kundër City, ku United u turpërua duke u mposhtur me rezultatin e thellë 6-3.

Mediat spekulojnë për largimin e CR7 duke parë se ai ka nuk ka mundur të gjejë minutazhin e duhur, madje Ronaldo ka luajtur vetëm 80 minuta ne Premier League këtë sezon dhe nuk nis ndeshjen si titullar që nga humbja 4-0 ndaj Brentfordit.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë, bëri përpjekjet më të mëdha bashkë me agjentin e tij Jorge Mendes që të ndryshonte ekipin e tij në merkaton e verës që të kishte mundësi te luante ne Champions League. Këtë ai e vërtetoi duke refuzuar një kontrate 2 vjeçare prej 242 milionë eurosh nga ekipi Al-Hilal i Arabisë Saudite. / Oversport.tv