Ndërhyrja horror që po bën xhiron e internetit, edhe në karate do e kishin zili

Edhe po të ishte një sportist në MMA do të kritikohej si i pamëshirshëm me këtë goditje! Portieri Muad Ellafi, i cili luan me Al Itihad Tripoli në Libi, ka bërë një ndërhyrje horror.

Portieri 21-vjeçar, pjesë edhe e kombëtares së vendit të tij, në një duel për topin e goditi keq rivalin e tij tek Esperance.

Sulmuesi Hamdou Elhouni përfundoi i shtrirë në tokë pas goditjes së marrë, ndërsa në rrjetet sociale goditja e portierit është bërë virale.

Esperance në fund e fitoi këtë ndeshje të African Champions League, me rezultatin 1-0. Për portierin kritikat kanë qenë të shumta për ndërhyrjen, pasi dukej sikur nuk ishte fare i interesuar për topin. / oversport.tv