Ndërpriten bisedimet, Sergi Roberto ikën pas 11 vitesh nga Barcelona

Barcelona dhe Sergi Roberto do të ndajnë rrugët në verë. “Xholit” të katalanasve i përfundon kontrata dhe ikën si lojtar i lirë.

Bisedimet për rinovimin e kontratës janë ndërprerë, sikurse raporton gazetari spanjoll Alfredo Martinez.

Kështu Sergi Roberto duhet të shohë për një tjetër ekip. Te Barcelona ai fiton rreth 8 milion euro dhe sigurisht që kontrata e re që i është ofruar ka qenë më kushte financiare më të ulëta.

Spanjolli është pjesë e Barcelonës që prej vitit 2010 dhe pas 11 vitesh do të largohet nga katalanasit. / oversport.tv