Ndeshje e çmendur në Sampdoria-Udinese, Verona “poker” ndaj Spezias

Dhjetë gola në dy ndeshjet e drekës në Serie a këtë të diel të cilat u transmetuan drejtpërdrejtë në Oversport. Verona ka fituar 4-0 ndaj Spezias ndërkoh që Sampdoria barazoi 3-3 me Udinesen në një ndeshje të çmendur.

Ndeshja nisi vrullshëm për të dyja ekipet me Udinesen që gjeti rrugën e rrjetës e para me anë të Pereyra. Pasa e mirë e Deulofeu brenda zonës gjeti të pamarkuar argjentinasin i cili nuk fali duke e çuar rezultatin në 1-0. Mirëpo gjithçka u shumëzua me zero kur Stryger Larsen shënoi në portën e vet për ta çuar rezultatin në 1-1. Kjo nuk i pengoi mysafirët për të gjetur përsëri rrugën e rrjetës më anë të Betos. Edhe pse goli u anullua provizorisht nga VAR, arbitri u konsultua me asistentët dhe e konsideroi golin të rregullt.

Pjesa e dytë nisi më mirë për ekipin vendas të cilët pas një ndërhyrje të gabuar të portierit Silvestri fituan një 11 metërsh të kthyer në gol nga kapiteni Fabio Quagliarella. Pak minuta më vonë Sampdoria e pa për herë të parë veten në avantazh gjatë ndeshjes kur Antonio Candreva nga jashtë zone shënoi një super gol.

Mirëpo, kur ndeshja dukej drejt përfundimit me atë rezultat, mendoi Forestieri për të surprizuar vendasit dhe për të çuar tifozët e vetë peshë.

Kështu ndeshja u mbyll 3-3, një rezultat që e tregon vetë sa e luftuar dhe e çmendur ishte.

Ndeshja Verona-Spezia foli totalisht për vendasit të cilët kaluan në avantazh që në minutat e para me anë të Giovanni Simeone. Argjentinasi e shfrytëzoi më së miri rastin e parë që ju dha duke e çuar topin brenda katërkëndëshit që mbrohej nga Zoet. Ndërkohë pak minuta më vonë ishte përsëri ekipi veronez që dyfishoi rezultatin me anë të Faraonit. Ai i shpëtoi mirë markimit të mbrojtësave kundërshtar dhe me një goditje të zgjuar e çoi rezultatin në 2-0.

Spezia u përpoq të reagonte por goditja me kokë e sulmuesit të kombëtares shqiptare, Rey Manaj u ndal vetëm nga tranversa. Pak minuta më vonë ishte po Manaj që rezikoi portën e veronezëve por goditja e tij nuk shënjestroi dot portën.

Mos shfrytëzimi i rasteve nga ana e Spezias nuk kaloi lehtë. Ishte Caprari ai që trefishoi rezultatin për Spezian. Ndërkohë që pjesa e dytë ishte fotokopje e pjesës së parë me Veronën që u përpoq të administronte rezultatin. Avantazhi i Veronës u thellua edhe më shumë pas golit të shënuar nga Daniele Bessa.

Kështu Verona duket se po e lë pas fillimin negativ të sezonit me trajnerin Tudor që e ka futur në rrugën e duhur ekipin. / oversport.tv

 

Serie a – java 7
Verona-Spezia 4-0
Shënues:
Simeone 4’ Faraoni 15’ Caprari 42’, Bessa 72’

Sampdoria-Udinese 3-3
Shënues: Pereyra 15’, Beto 44’, Forestieri 84’/ Stryger Larsen (og) 24’ Quagliarella 48’ (pen), Candreva 69’