Ndeshjet e Atalantës nuk transmetohen në Francë, shkak bëhet sponsori

Ndeshjet e Atalantës nuk di të transmetohen më në Francë për faj të sponsorit që reklamohet në fanellat e zikaltërve. “BeIn Sports” që zotëron të drejtat televizive të Serie A në Francë ka njoftuar abonentët e vet se ndeshjet e Atalantës, duke nisur që nga sfida kundër Juventusit këtë fundjavë, nuk do të mund të ndiqen më.

Arsyeja? Sponsori i bergamaskëve “Plus 500”, ka përfunduar në shënjestrën e Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, sepse ofron “shërbime investimi që mund të jenë të rrezikshme”. Nuk lejohet që të reklamojë dhe qeveria franceze ka urdhëruar “BeIn Sports” që të mos e shfaqë më këtë markë “të rrezikshme” për investitorët.

Çfarë është Plus 500 ? Një platformë shitjesh financiare me seli në Qipro. Në faqen zyrtare në ueb, ka një baner ku këshillohet se “ka një rrezik të mundshëm për humbjen e kapitalit”. Përveç Atalantës, kjo platformë sponsorizon edhe Chicago Bulls, Legian e Varshavës dhe Young Boys. / Oversport.tv