Ndeshjet finale të “Ekipeve Sportive në Shkolla”, Live në Oversport dhe Tibo

Po zhvillohen aktualisht ndeshjet finale të “Ekipeve Sportive në Shkolla” në disiplinën e meshkujve, të cilat kanë startuar në orën 13:00 që po luhen pranë Goga Basket në Durrës.

Ndeshja e parë mes Shkodrës dhe Elbasanit që nisi në orën 13:00, ka përfunduar me fitore të shkodranëve me rezultatin 31-29. Momentalisht po luhet dhe takimi mes ekipit të Tiranës ndaj Shkodrës.

Ditën e djeshme në disiplinën për femra, ekipi i vajzave të qarkut të Tiranës është shpallur kampione të këtij edicioni të “Ekipeve Sportive në Shkolla”.

Në këtë aktivitet që po mbahet aktualisht, janë prezent kryeministri Edi Rama, ministre e sportit Evis Kushi, ministria Bora Muzhaqi, presidenti i KOKSH, Fidel Ylli dhe presidenti i Tibo Adnand Mahmuti.

Këto ndeshje keni mundësi t’i ndiqni live në kanalin SportAlb në platformën Tibo. /oversport.tv