Ndëshkohet çmenduria e Ibrahimovic, sulmuesi do të mungojë në ndeshjen e parë “play off”

Zlatan Ibrahimovic do të mungojë në sfidën e parë të “play off-it” që kombëtarja e tij Suedia do të zhvillojë. Sulmuesi i Milanit shkaktoi një faull qesharak në fundin e ndeshjes ndaj Azpilicueta-s. Ai pretendoi se u shty nga një lojtar tjetër nga pas dhe goditi fortë me sup mbrojtësin spanjoll.

Megjithatë, gjithçka kaloi pa u vënë re nga arbitri Felix Brych. Edhe sistemi VAR nuk dha një ndëshkim për Ibrën, por ai nuk i shpëtoi dot provës filmike.

Pas takimit gjesti i Ibrahimovic është përshkruar në raportin përfundimtar të ndeshjes dhe ndër të tjera thuhet se është ndëshkuar. Ai do të humbasë kështu ndeshjen e parë të “play off” që Suedia do të luaj. /oversport.tv