Ndihma ndaj Eriksen, Kjaer: Nuk përshkruhet, moment i tmerrshëm

Simon Kjaer është kthyer pas në kohë, jo shumë larg. Qendërmbrojtësi i Milanit dhe Danimarkës ka folur për episodin që ndodhi në EURO 2020 me Christian Eriksen, i cili pësoi një atak kardiak dhe shpëtoi pas ndihmës së dhënë nga mjekët.

Kjaer ishte i pari që shkoi te shoku i skuadrës dhe i dha ndihmën e parë, që ishte shumë e rëndësishme në ato momente. Në intervistën e dhënë për “KK2” në Danimarkë, mbrojtësi viking shprehet:

“Ai moment nuk mund të përshkruhet. Ndoshta vetëm me fjalë si e tmerrshme dhe e pakuptueshme. Edhe këto fjalë nuk mjaftojnë aspak. Nuk kishte asnjë mendim pas veprimeve të mia. Nuk mendoja.

E gjitha ishte shumë instinktive. Të gjithë shkuam për ta ndihmuar. Një moment i tmerrshëm, i tmerrshëm. Gjëja më e rëndësishme është që tani Eriksen është mirë”. / oversport.tv