Me ndezjen e flakës olimpike janë hapur zyrtarisht Lojërat e XXIV (24-ta) Olimpike dimërore, Pekin 2022.
Ceremonia e hapjes u mbajt në Stadiumin Kombëtar (i njohur si Foleja e Zogjve), ku parakaluan 91 delegacionet e shteteve pjesëmarrëse në këtë kompeticion.
Të pranishëm në ceremoni ishin edhe presidenti kinez Xi Jinping dhe ai rus Vladimir Putin. Risi kishte edhe në dy mbajtësit e fundit të pishtarit: Dinigeer Yilamujiang dhe Zhao Jiawen, të dy të lindur pas vitit 2000. / Oversport.tv