Një tjetër shqetësim për Milanin. Fikayo Tomori ka lënë fushën e lojës në minutën e 24-t në duelin e Kupës së Italisë kundër Genoa.
Anglezi ndjeu një shqetësim në gjurin e majtë dhe i kërkoi zëvendësim trajnerit Stefano Pioli, i cili hodhi në fushë Florenzin.
Pritet që Tomori t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore për të parë shkallën e dëmtimit. Momentalisht thuhet se ka një problem muskulor. / oversport.tv