Ndoj me ekip të ri, zyrtarizohet transferimi te Cosenza

Mesfushori shqiptar Emanuele Ndoj ka ndërruar ekip në merkaton e janarit. Ai la kështu ekipin e Brescias dhe është transferuar te Cosenza në Serie B.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Cosenzan nëpërmjet një komunikate zyrtare për shtyp. Në të shkruhej se mesfushori është afuar në formë huazimi deri në fundin e sezonit.

Ndoj kërkohej prej ditësh nga Cosenza, por kanë qenë orët e fundit të merkatos ato që kanë finalizuar gjithçka. Mesfushori është aktivizuar edhe gjashtë herë me kombëtaren shqiptare. Me Brescian Ndoj ka bërë edhe debutimin në Serie A. /oversport.tv