Ndombele është i Napolit, mesfushori ka pranuar të vijë ofertën e italianëve

Pas fitores bindëse në debutimin sezonal në kampionat në “Bentegodi” përballë Veronës, Napoli merr një lajm të mirë edhe nga fronti i merkatos.

Me Fabian Ruiz që është shumë pranë transferimit te PSG, klubi italian është shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Ndombele, që pritet të vijë në Itali në formë huazimi me të drejtë blerjeje nga Tottenham.

Sipas “Daily Mail”, mesfushori ka përshëndetur shokët e skuadrës te “Spurs”, duke iu thënë se do të shkojë te Napoli. Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Napoli do të paguajë pjesën më të madhe të pagës së Ndombele, që nuk është pak, por 8 milionë euro në sezon. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur Facebook