Ndreu: Fitorja me Egnatian oksigjen, mezi presim të hapet merkato

Ramazan Ndreu, trajneri i Kastriotit, në prag të ndeshjes së nesërme kundër Egnatias deklaroi për mediat: “Jemi në momente jo të mirë. Mungesat e shumta ta ulin nivelin e lojës, por edhe në aspektin psikologjik nuk jemi mirë. Megjithatë e rëndësishme është ndeshja me Egnatian, duel shumë i rëndësishëm për ne. Përplasemi me një skuadër që është më afër nesh.

Do mundohemi të bëjmë maksimumin për të marrë tre pikët, që do të na jepnin pak oksigjen. Nëse do mendojmë se do të kapim skuadrat e tjera, kjo është më e afërta. Po e fituam këtë ndeshje, do të jemi në ritmin e duhur. Prandaj kjo ndeshje merr një rëndësi të veçantë.

Do punojmë në aspektin psikologjik, që në 2-3 ndeshjet që kanë mbetur të paktën të mos dalim pa pikë. Mezi presim që të marrim maksimumin e pikëve në këto tre ndeshje dhe të përfundojë, pasi kemi nevojë urgjente për ndërhyrje në merkato.

Shpresoj shumë që të marrim maksimumin në këtë ndeshje dhe të jemi gati për merkaton. Momentalisht kemi nevojë që të përforcohemi në të tria repartet. Jemi në bisedime për 3-4 përforcime dhe jemi pothuajse në përmbyllje të marrëveshjeve”. / oversport.tv