Ndreu i zhgënjyer “qan” mungesat: Doja të paktën një pikë sot

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri i Kastrioti, Ramadan Ndreu u shfaq i mërzitur, duke deklaruar se nuk donte që ta humbte këtë sfidë:

“Ishte një pjesë e parë shumë e dobët. Në momentin që mbetëm me 10 vetë, morëm lojën nën kontroll. Në momentin që u barazuam numerikisht skuadra lëshoi terren, mendoi se e kishte pikën e marrë dhe i dha përparësi Egnatias.

Ajo që kërkova sot ishte të mos ta humbnim ndeshjen. Mendoj se kampionati prodhon surpriza, por janë 3 skuadra që luftojnë për mbijetesë. Doja që të dilnim të paktën me 1 pikë sot.

Shpresojmë të na kthehen lojtarët dhe t’i vlerësojmë jashtëzakonisht këto ndeshje me rivalët direkt. Kemi një numër të vogël lojtarë me cilësi si Greca, Hyseni ata bëjnë diferencën dhe nuk i kishim sot”. /Oversport.tv