Ndreu paralajmëron Partizanin: Kastrioti në formë tani, do veç 3 pikët

Kastrioti, pasi ndali Teutën në stadiumin “Loro Boriçi”, pret në Kamzë Partizanin që ende nuk ka fituar deri më tani në kampionat. Gjithsesi trajneri Ramazan Ndreu e ka vlerësuar maksimalisht skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja, por paralajmëron që krutanët janë në moment të mirë dhe duan vetëm tre pikët.

“Jemi në momentin e duhur për të marrë tre pikët. Është Partizani tani kundërshtari, por kushdo që të ishte, ne jemi në moment të mirë dhe në momentin e duhur. Duhet të marrim tre pikët patjetër.

“Nënvlerësim Partizanit? Po të ishte një skuadër tjetër, edhe do të thosha që mund ta nënvlerësojnë. Partizani është një skuadër që nëse do bëja një paralele, nuk është ndoshta në 100%, është si Laçi, që në moment të vështirë ishte dhe erdhi na mundi brenda”.

“Ndaj këtë ndeshje e kemi vlerësuar maksimalisht. E përsëris që duhen bashkuar të gjithë elementët që ta mposhtësh Partizanin, pasi është një skuadër shumë e mirë, me cilësi e nivel, ndaj duhet shumë mund që ta mundësh”.

“Zhbllokimi i Mudrazija? Ndoshta nuk është tipik ai lojtar, siç kishim vjet De Silvën, por është e gjithë skuadra që në manovrën e sulmit është mirë, me kombinacione, në harmoni me veprimet dhe është afër portës. Për këtë arsye edhe kemi shënuar. Gjithsesi duke parë paraqitjet që kanë bërë të dy sulmuesit, besoj që do shënojmë më shumë”, është shprehur Ndreu. / oversport.tv