Ndryshim motori te Ferrari i Sainz, piloti spanjoll penalizohet me pesë pozicione  

Ende pa filluar akoma, Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë një garë “në malore” për Carlos Sainz. Në Ferrarin e tij është ndryshuar motori dhe në bazë të rregullores piloti spanjoll duhet të penalizohet.

Për këtë arsye është vendosur që Carlos Sainz të penalizohet me 5 pozicione në Brazil. Duke qenë se në Çmimin e Madh të Brazilit zhvillohet edhe Sprint Race, Sainz do të penalizohet vetëm në garën e së dielës.

Ai do ta nisë “Sprint Race” në vendin që ka siguruar përgjatë provave zyrtare. Më pas piloti spanjoll i Ferrarit do të penalizohet me pesë pozicione në raport me vendin që ka arritur të marrë në “Sprint Race” të shtunën. /oversport.tv

Foto: Scuderia Ferrari, Twitter