Ndryshim në stolin e Laçit, Vukicevic nuk do të jetë kundër Tiranës

Laçi nuk do të ketë në krye të stolit trajneri Dejan Vukicevic në sfidën e sotme ndaj Tiranës. Trajneri malazez është larguar drejt Malit të Zi për shkak të një problemi familjar.

Kështu, në vend të Vukicevic, Laçi do të ketë ditën e sotme në krye të stolit trajnerin Ramadan Ndreu. Ky i fundit ka qenë pjesë e Laçit si trajner dy herë mes viteve 2016-2017.

Ramadan Ndreu ka qenë gjithashtu edhe pjesë e stafit teknik të Laçit. 56-vjeçari do të ketë sot në drejtim Laçin përballë kampionëve në fuqi, në një moment delikat për ekipin. Kurbinasit vijnë pas pesë humbjeve resht në “Abissnet Superiore”.