Ndryshimi i pronësisë jep menjëherë efekt, s’ka bileta për ndeshjen kundër Tottenham

Duket se ndryshimet në pronësinë e klubit kanë ndikuar edhe tek tifozët e Newcastle, që tashmë kanë filluar të ëndërrojnë suksese të mëdha.

Janë shitur të gjitha biletat e nxjerra në shitje për ndeshjen e radhës në kampionat kundër Tottenham Hotspur, të dielën e 17 tetorit.

Kjo sfidë do të jetë edhe ndeshja e parë e klubit nën drejtimin e pronarëve të rinj, një grup investimesh, i udhëhequr nga Fondi i Investimeve Publike të Arabisë Saudite.

377 miliard euro është pasuria e këtij Fondi, që zë menjëherë vendin e parë në renditjen e klubeve më të pasur në Botë. /Oversport.tv