Ndryshohet data e fillimit të Serie A, ja kur luhen ndeshjet hapëse të sezonit 2023-2024

Starti i Serie A ishte programuar të niste të dielën e 20 gushtit, por tashmë është konfirmuar se do të nisë një ditë më parë. Më datë 19 gusht, do të jenë katër ndeshjet e para të kampionatit italian.

Dy ndeshjet hapëse të edicionit të Serie A 2023-2024 janë Empoli-Verona dhe Frosinone-Napoli që do të luhen në orën 18:30. Po në të njëjtën ditë, në orën 20:45 do të luhen dy takimet e tjera Genoa-Fiorentina dhe Inter-Monza.

Më datë 20 gusht ditën e diel, do të luhen katër takimet e tjera të javës së parë të kampionatit italian. Në orën 18:30 do të luhen dy sfidat Roma-Salernitana dhe Sassuolo-Atalanta. Ndërsa në orën 20:45 të së njëjtës ditë luhen takimet Leçe-Lazio dhe Udinese-Juventus.

Ndërsa në datën 21 gusht, luhen dy takimet e fundit të javës së parë të Serie A. Në orën 18:30 zhvillohet sfida Torino-Cagliari dhe në orën 20:45 Bologna-Milan. /oversport.tv