Ndryshon dita e sfidës për arsye të sigurisë publike, Napoli-Salernitana luhet të dielën

Ndeshja Napoli-Salernitana nuk do të luhet të shtunën në orën 15:00 siç ishte programuar, por të dielën në të njëjtën orë. Kështu ka vendosur Casms (Komiteti që analizon sigurinë në manifestimet sportive), që shtyn me një ditë takim për arsye të sigurisë publike.

Për rrjedhojë është shtyrë edhe ndeshja e javës së 33-të Udinese-Napoli, që ishte programuar të luhej të martën në orën 20:45, por që tashmë do të luhet të enjten në mbrëmje.

Napoli do të luajë ndeshjen e radhës në kampionat, kur të përfundojë sfida Inter-Lazio dhe nëse bardhekaltërit nuk fitojnë këtë takim, atëherë të besuarit e Spallettit mund të fitojnë titullin e tretë në historinë e klubit (nëse mposhtin Salernitanën në shtëpi). / Oversport.tv