Ndryshon gjyqtari i Milan-Juventus, Orsato nuk do të zbresë në fushë

Daniele Orsato, gjyqtari që ishte vendosur për të arbitruar supersfidën e kësaj jave të Serie A mes Milanit dhe Juventusit, nuk do të jetë i pranishëm në fushën e “San Siros”.

Hipoteza më e mundshme, duke parë infektimet e shumta me variantin Omicron, është që ai të jetë pozitiv me covid.

Disenjatori i gjyqtarëve Gianluca Rocchi po vlerëson nëse duhet të spostojë Di Bello, arbitër i VAR në këtë ndeshje ose të ndryshojë totalisht, duke i besuar superndeshjen Valerit, i cili është planifikuar të jetë VAR i ndeshjes Spezia-Sampdoria.

Një tjetër kandidat që mund të drejtojë ndeshjen e Milanos është Massa. / Oversport.tv