Shqipëria U-21 dhe ajo U-19 do të duhet të bëjnë pa dy nga lojtarët e tyre Marsel Ismajlgeci dhe Mateo Çipi.
FSHF bën me dije se futbollisti që luan tek ekipi i Tiranës, Marsel Ismajlgeci është larguar nga grumbullimi ditën e sotme pasi ka rezultuar pozitiv me Covid-19, duke mos qenë kështu i gatshëm të luajë për Kombëtaren U-21 në dy ndeshjet e ardhshme zyrtare.
Kështu Ismajlgeci do të humbasë ndeshjet eliminatore të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Europian ndaj Andorras dhe Sllovenisë.
Të njëjtin fat ka patur edhe Mateo Çipi i cili ka rezultuar gjithashtu pozitiv ndaj covid-19. Si pasojë e tamponëve pozitivë, të dy lojtarët janë larguar nga grumbullimi i kombëtareve për tu karantinuar në shtëpitë e tyre. /oversport.tv