Dyshja Pochettino-Kane kanë shkëlqyer së bashku kur tekniku argjentinas ishte trajneri i sulmuesit anglez te Tottenham. Megjithatë, sipas raportimeve nga Anglia, Manchester United po planifikon ta bashkojë sërish dyshen në verën e ardhshme.
Sipas asaj që shkruan Mirror, “djajtë” kanë vendosur për teknikun e ardhshëm dhe ai pritet të jetë pikërisht Mauricio Pochettino. Ky i fundit pritet të largohet nga PSG në fundin e sezonit dhe është i hapur për një aventurë tjetër në ishull.
Nga ana tjetër, drejtuesit e United po planifikojnë që bashkë me argjentinasin të sjellin edhe yllin e Tottenham, Harry Kane. Megjithatë, një tentativë e tillë nuk është aspak e lehtë duke marrë parasysh edhe konkurrencën e fortë të Manchester City për kartonin e anglezit. Nga ana tjetër, edhe Conte mund të luajë rolin e vet për qëndrimin e sulmuesit në Londër. /oversport.tv
Foto: Tottenham Hotspur Facebook