Në Angli nuk kanë dyshime, Thomas Strakosha do të luajë në Premier League

Në Angli nuk kanë më asnjë dyshim. Thomas Strakosha do të jetë portieri i Fulham për sezonin e ardhshëm. Sipas 90Min, gardiani kuqezi do të largohet nga Lazio dhe shumë shpejtë pritet të nisë aventurën e tij në Premier League.

Strakosha ka arritur marrëveshjen me klubin e Fulham që këtë sezon u ngjit sërish në elitën e futbollit anglez. Negociatat midis palëve kanë ecur në rrugën e duhur dhe tashmë pritet vetëm firma në kontratë.

Edhe zyrtarizimi mund të ndodhë që në ditët e ardhshme. Ajo që raportohet me siguri nga Anglia është fakti se ka një marrëveshje totale për transferimin e Strakoshën në Premier League. Një transferim që pëlqehet shumë edhe nga portieri i kombëtares shqiptare. /oversport.tv