Në arkat e Chelsea shkojnë 75 milionë euro, United prezanton blerjen e re

Mesfusha e Manchester United është blinduar me një blerje të bujshme tek rivali i kampionatit. Lojtari i Chelsea Mason Mount është blerja më e re e “djajve të kuq” në këtë merkato vere.

Transferimin e mesfushorit anglez e ka bërë të ditur vetë Manchester United përmes një video ku Mount vesh fanellën e kuqe. Kontrata që ka firmosur anglezi me “djajtë e kuq” do ta mbajë të lidhur me klubin deri në vitin 2028.

Nga ky transferim i bujshëm, në arkat e Chelsea do të shkojnë rreth 75 milionë euro përfshirë dhe bonuset. Në karrierën e tij me “blutë e Londrës”, Mount arriti të fitojë 1 Champions League, 1 Kupë Bote për klube dhe një Superkupë Europe. /oversport.tv

Foto: Manchester United, Facebook