Në Brazil janë të sigurt, Vidal do të transferohet te Flamengo

Sipas gazetës braziliane, O Globo, Flamengo ka pranuar kushtet e Arturo Vidal dhe është shumë pranë blerjes së tij. Klubi brazilian ka përshpejtuar ditët e fundit për të mbyllur marrëveshjen dhe për të mposhtur konkurrencën e Boca Juniors.

Kështu, e ardhmja e Vidal duket se ka marrë një rrjedhë tjetër. Ditën e djeshme, mediat italiane dhe argjentinase e konsideronin të kryer transferimin e tij te Boca Juniors, por tashmë ka Flamengo është më pranë lojtarit.

Mesfushori kilien do të firmosë një kontratë deri në dhjetor të vitit 2023 me klubin brazilian. Ai pritet të udhëtojë drejt Rio de Janeiro javën e ardhshme për të mbyllur marrëveshjen edhe zyrtarisht. /oversport.tv