Në Brazil nis debati për trajnerin e ri, “përplasen” Ronaldo Fenomeni dhe Rivaldo

Pas eliminimit nga Kupa e Botës në fazën çerekfinale përballë Kroacisë, Brazili është zyrtarisht pa trajner. Tite siç e kishte njoftuar edhe përpara se të startonte Kupa e Botës, njoftoi se nuk do të jetë më në krye të stolit të “Seleçaos” dhe tashmë amerikano-latinët kanë nisur kërkimet për trajnerin e ri.

Për këtë çështje në Brazil ka nisur edhe një debat mes legjendave të futbollit për emrin dhe kombësinë e trajnerit të ri. Ka qenë Ronaldo Fenomeni ai që është shprehur se tashmë Brazili duhet të ketë një trajner të huaj ku nuk nguroi të përmendte emrat e Guardiolës, Ancelottit apo Jose Mourinhos.

Nga ana tjetër, për Ronaldon ka ardhur një përgjigje nga shoku i tij i ekipit që janë shpallur edhe kampion bote në vitin 2022, Rivaldo. Ky i fundit nuk ndan të njëjtin mendim me Fenomenin duke u shprehur se preferon një trajner vendas sërish.

“Nuk më pëlqen ideja që të vijë një trajner i huaj në Brazil. Mendoj se është një mungesë e madhe respekti për brazilianët dhe mbi të gjitha për shumë trajnerë me vlera të mëdha që kemi në vendin tonë”, tha ndër të tjera Rivaldo. /oversport.tv

Foto: Real Valladolid C.F. S.A.D Facebook