Serie A rikthehet në fundjavë në ekranin e Oversport, për të luajtur ndeshjet e javës së 12-të të kampionatit. Takimet e kësaj jave do të luhen në tre ditë.
Të shtunën do të zbresin në fushë Napoli, Juventusi dhe Interi për të zhvilluar ndeshjet respektive. Të dielën do të luhen 5 takime të Serie A, ku spikat sfida e mbrëmjes mes Torinos dhe Milanit.
Java e 12-të do të mbyllet të hënën me takimet Verona-Roma dhe Monza-Bologna. Të gjitha sfidat e kampionatit italian mund ti ndiqni live dhe ekskluzivisht në kanalet Oversport të platformës Tibo. / Oversport.tv