Në Holandë janë të sigurt, Milani ka mbyllur gjithçka për 22-vjeçarin  

Në Holandë janë të sigurt. Noa Lang do të jetë një lojtar i Milanit. Sipas Valentijn Driessen nga De Telegraaf, kuqezinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me sulmuesin anësor, por ka mbetur vetëm një detaj.

Pritet vetëm konfirmimi nga RedBird për sa i përket aspektit ekonomik dhe më pas do të ndodhë edhe zyrtarizimi. Kështu, Lang do të transferohet nga Club Brugges në Milano, ndërsa vetë sulmuesi e ka konfirmuar hapur interesimin e kuqezinjve.

Nga ana tjetër, Lang do të firmosë me Milanin një kontratë që do ta mbajë atë lidhur për pesë vite. Kostoja totale e operacionit do të shkojë rreth 22 milionë euro. Lang, i lindur në vitin 1999, është një sulmues krahu dhe këtë sezon ka arritur të realizojë 9 herë si dhe ka asistuar 15 në të gjitha kompeticionet. /oversport.tv