“Në Instagram kontrolloj gratë e lojtarëve”, deklarata pikante e Ausilios: Njëra më ka krijuar shumë probleme

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka bërë një deklaratë pikante sa i përktet përdorimit të rrjeteve sociale prej tij. Ai shprehet se nuk ka një profil zyrtar në Instagram, por megjithatë, menaxhon një tjetër profil për të kontrolluar… gratë e futbollistëve.

Ausilio konfirmon këtë gjë, ndërsa zbulon gjithashtu se shkak për këtë gjë është bërë gruaja e një lojtari që i ka hapur jo pak probleme. “Tani do të tregoj diçka. Nuk kam një profil zyrtar në Instagram, por kam krijuar një për të kontrolluar gratë e futbollistëve, sepse njëra prej tyre më ka hapur probleme.

Nga gratë apo të dashurat e futbollistëve mund të mësosh shumë gjëra, madje edhe për personalitetin e lojtarit. Ndërkohë që unë ndjek edhe futbollistë të tjerë, që janë pjesë e skuadrave të tjera. Megjithatë, e kam krijuar profilin për një grua të një futbollisti që po më hapte shumë profile”, përfundoi Piero Ausilio. /oversport.tv

Foto: Inter, Facebook