Në Itali e bëjnë fakt: Conte do të jetë trajneri i ri i Tottenhamit

Sipas mediave italiane, Antonio Conte pritet që të bëhet zyrtarisht trajneri i ri i Tottenhamit. Pas shkarkimit të Nuno Espirito Santo, drejtuesit e klubit anglez kanë vendosur që ti besojnë drejtimin e skuadrës trajnerit italian, të cilin e kërkuan edhe verën e kaluar.

Sipas asaj që shkruan gazetari Gianluca Dimarzio, Conte ka kërkuar garanci për një projekt ekonomik dhe teknik të rëndësishëm dhe Tottenhami i ka thënë po.

Prandaj këtë herë palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe tekniku italian do të niset sot për në Londër për të rregulluar detajet e fundit dhe për të hedhur firmën në kontratën me klubin anglez.

Antonio Conte do të lidhë me Spurs-at një kontratë 1.5-vjeçare, që do të skadojë në vitin 2023. Tekniku duhet të nxjerrë skuadrën nga ky moment i vështirë, pasi në këtë fillim sezoni Tottenhami ka grumbulluar vetëm 15 pikë dhe zë vendin e tetë në renditjen e Premier Ligës. / Oversport.tv