Në Itali e konsiderojnë të sigurt, Juventusi shumë pranë mesfushorit të PSG

Leandro Paredes është shumë pranë transferimit te Juventusi. Të paktën kështu raporton gazeta torineze “Tuttosport”. Në edicionin e sotëm ata kanë raportuar se “Zonja e Vjetër” ka shfaqur interesimin për mesfushorin argjentinas dhe ka nisur kontaktet për shërbimet e tij.

Negociatat janë duke shkuar mirë, ndërsa kanë mbetur ende edhe disa detaje për të diskutuar thuhet ndër të tjera nga Tuttosport. Edhe Paredes nga ana tjetër është i lumtur për një rikthim të mundshëm në Serie A, ndërsa më parë është aktivizuar edhe në radhët e Romës.

Megjithatë, mbetet vetëm një problem për të finalizuar konkretisht marrëveshjen me argjentinasit. Bëhet fjalë për pagën e tij. Aktualisht Paredes paguhet 7 milionë euro nga klubi i Parisit. Një shifër kjo që Juventusi nuk ka ndërmend ta paguajë dhe i ka kërkuar lojtarit të ulë pretendimet. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook