Në Itali janë të sigurit, Giacomo Vrioni do të transferohet në Amerikë

Pas aventurës me Tirol, Giacomo Vrioni është rikthyer sërish tek Juventusi, klubi që ka në pronësi kartonin e lojtarit. Megjithatë, ai është i destinuar për një tjetër aventurë larg Torinos.

Sipas asaj që raporton Fabrizio Romano, sulmuesi i kombëtares shqiptare është shumë pranë transferimit në Amerikë. Juventusi ka arritur një marrëveshje dhe do të shesë Vrionin në MLS te New England Revolution.

Për sa i përket shifrave, New England Revolution do të paguajë për kartonin e tij rreth 3.8 milionë dollarë plus bonuse. Gazetari, Fabrizio Romano shkon më tej duke thënë se zyrtarizimi i Vrionit pritet të vijë në orët në vazhdim. /oversport.tv