Në Itali janë të sigurt, Interi ka nisur kontaktet me yllin e Ajaxit

Interi është vënë në lëvizje për të gjetur një sulmues për sezonin e ardhshëm. Përveç objektivit kryesor, Gianluca Scamacca, zikaltrit kanë nisur kontaktet edhe me yllin e Ajax, Sebastien Haller.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë La Gazzetta dello Sport, që tha ndër të tjera se drejtuesit e Interit kanë nisur bisedimet me agjentët e lojtarit. Vetë lojtari dëshiron të transferohet në Milano dhe gjithçka mund të ndodhë për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, problemi i vetëm mund të jetë kërkesa ekonomike që klubi nga Amsterdami ka. Ajaxi kërkon të paktën 35 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. Nga ana tjetër, Marotta do të përpiqet të ulë disi çmimin, por gjithsesi Haller mbetet një nga objektivat kryesor të Interit për sulmin vitin tjetër. /oversport.tv

Foto: AFC Ajax, Facebook