Në Itali konsiderohet e kryer, Lazio siguron mbrojtësin e Milanit  

Alessio Romagnoli dhe Lazio është një histori që hapat e parë i pati në shtatorin e kaluar, por duket se do të finalizohet këtë verë. Sipas asaj që raporton gazetari i famshëm italian, Alfredo Pedulla, tashmë është gjetur një marrëveshje midis mbrojtësi dhe Lazios për të nënshkruar një marëveshje.

Gjithmonë sipas të njëjtit burim, në orët në vijim do të ketë edhe një takim midis agjentëve të lojtarit dhe Lotitos me Taren. Lazio ka ofruar tashmë për Romagnolin një pagë prej 3 milionë eurosh plus bonuse. Një shifër kjo që duket se e kënaq edhe mbrojtësi e Milanit.

Sakaq, nga Lazio pritet të largohet Patric, ndërsa Acerbi nuk do të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2025. Nga ana tjetër pritet të largohet edhe gardiani shqiptar i portës, Strakosha, së bashku me Pepe Reinan. Për sa i përket zëvendësuesit të Immobile, Tare po shqyrton mundësinë e afrimit të Ciccio Caputo nga Sampdoria. /oversport.tv