Në kombëtare e dine të dëmtuar, Mbappe stërvitet normalisht te PSG

Franca shkon në Ukrainë pa Mbappe. Bas barazimit zhgënjes 1-1 kundër Bosnjës, francezët shkojnë në Kiev pa yllin e skuadrës, që u largua të enjten nga grumbullimi për shkak të një dhimbjeje shqëtësuese dhe të vazhdueshsme ne pulpën e djathtë.

Është hapur një polemikë në Francë, sepse sipas rezonancës manjetike të cilës iu nënshtrua lojtari, rezulton se ai nuk ka asnjë dëmtim.

Deschamps, gjithsesi ka vendosur të mos e rrezikojë dhe i ka thënë të kthehet në Paris, ku do të rifillojë stërvitjen me klubin.

Coman do të jetë zëvëndësuesi i Mbappe, ndërsa Rabiot mund të luajë titullar në vend të Kante, që është i dëmtuar. Ndërsa trajneri i Ukrainës Petrakov, që zëvendësoi Shevchenkon në gusht, do të debutojë sot në shtëpi.  /Oversport.tv