Në mesjavë luhet Kupa e Shqipërisë, vendosen emrat e 4 gjysmëfinalistëve

Këtë mesjavë do të zhvillohen ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë, që do të përcaktojnë edhe 4 skuadrat që do të vazhdojnë më tej aventurën e tyre në këtë turne.

Rezultatet e ndeshjeve të para kanë lënë të hapur çështjen e kualifikimit (Vllaznia falë fitores në Vlorë është më pranë kualifikimit), prandaj të gjitha takimet premtojnë spektakël, sidomos derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës.

4 sfidat çerekfinale do të zhvillohen në 2 ditë. Të mërkurën do të luhet ndeshja Teuta-Skënderbeu në orën 16:45, ndërsa të enjten tre sfidat e tjera: Laçi-Egnatia (13:45), Vllaznia-Flamurtari (13:45) dhe Partizani-Dinamo.

Klubi i kuq ka konfirmuar orarin e derbit, që do të luhet në orën 18:00 në stadiumin “Air Albania” në 10 shkurt. /oversport.tv