Në mesjavë rikthehet Kupa e Shqipërisë, 5 sfida live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo

Në mesjavë rikthehet në Oversport dhe Tibo Kupa e Shqipërisë, që do të luajë ndeshjet e fazës së 1/8-ve të finales. Takimet e turit të dytë të turneut të dytë më të rëndësishëm në vend do të luhen të ndara në dy ditë.

Të martën e 17 janarit do të luhen 5 takime në orën 13:00, ndërsa të mërkurën e 18 janarit 3 ndeshjet e tjera të këtij turi.

Në Oversport dhe Tibo mund të ndiqni live dhe ekskluzivisht 5 ndeshje të fazës së 1/8-ve të Kupës së Shqipërisë. Përballjet Lushnja-Tirana, Korabi-Partizani dhe Bylis-Vllaznia do të transmetohen ditën e martë, ndërsa sfidat Skënderbeu-Egnatia dhe derbi Erzeni-Teuta ditën e mërkurë.

Kujtojmë që ndeshjet e kthimit të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë do të luhen në datat 1 dhe 2 shkurt. / Oversport.tv