Ditën e sotme, Christian Pulisic ka zbarkuar në Milano dhe në orët e ardhshme do të prezantohet zyrtarisht si goditja e radhës në merkaton e kuqezinjve. Menjëherë pas arritjes në aeroportin e Malpensas, sulmuesi amerikan kishte një përshëndetje për tifozët kuqezi.
“Përshëndetje tifozë të Milanit, unë jam Christian Pulisic. Sapo kam zbarkuar në Milano dhe jam shumë i lumtur që jam këtu. Mezi pres të filloj këtë aventurë të re”, tha ish-sulmuesi i Chelsea.
Gjithashtu, mediat italiane kanë bërë të ditur dhe numrin që do të mbajë mbi shpinë amerikani. Në fanellën e tij me Milanin, Pulisic do të mbajë numrin 11, numër i cili u mbajt nga Zlatan Ibrahimovic në vitet e fundit. /oversport.tv