Në një vit ka bërë historinë, Pellegrini rinovon kontratën me Betis

Një fillim sezoni fantastik dhe vendi i tretë në renditjen e përgjithshëm. Real Betis po mahnit Spanjën me performancën që po bënë këtë sezon dhe puna e Manuel Pellegrinit nuk mund të mos vihej re. Për pasojë klubi ka vendosur t’i rinovojë atij kontratën.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Lajmin zyrtar e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku ndër të tjera tregoi edhe afatin e ri të kontratës. Kontrata e re do të skadojë më 30 qershor të vitit 2025.

Ai e mori drejtimin e Betis në vitin 2020 dhe arriti të kualifikohej në Europa League pasi përfundoi i gjashti në LaLiga. Gjithashtu, Pellegrini u bë trajneri me përqindjen më të lartë të fitoreve në historinë e Real Betis. /oversport.tv