Në përballjet mes Inzaghit dhe Spallettit nuk vlen faktori fushë

Simone Inzaghi nuk ka arritur të fitojë asnjëherë kur skuadra e drejtuar prej tij ka pritur në shtëpi në Serie A skuadrën e kolegut Luciano Spalletti.

Në tre precedentë, Inzagi ka pësuar 3 humbje. Një në derbin e kryeqytetit në sezonin 2016-2017 dhe dy në përballjet Lazio-Inter.

Por statistikat balancohen, nëse marrim në konsideratë përballjet Spalletti- Inzaghi. Madje në 6 precedentët mes dy trajnerëve, ai që ka luajtur në shtëpi, nuk ka arritur asnjëherë që të marrë pikët e plota.

Inzaghi është përballur me Napolin 10 herë gjatë karrierës së tij si trajner ku ka arritur 2 fitore, 1 barazim dhe 7 humbje. Në këto sfida janë shënuar 35 gola, 11 nga skuadrat e Inzaghit dhe 24 nga Napoli.

Ndërsa Spalletti ka luajtur kundër Interit 22 herë në Serie A dhe ka arritur këto rezultate: 9 fitore, 7 barazime dhe 6 humbje. Në këto sfida janë shënuar 68 gola, 33 nga skuadrat e Spallettit dhe 35 nga Interi. /Oversport.tv