Në prag të ndeshjes me Shqipërinë, Juventusi fillon punën për rinovimin e portierit të grumbulluar

Momentalisht Wojciech Szczesny është në grumbullim me kombëtaren e Polonisë për sfidat kualifikuese për Euro 2024 ndaj Ishujve Faroe dhe Shqipërisë. Megjithatë, trajneri Santos nuk dëshiron të rrezikojë portierin e Juventusit, i cili ka pësuar një dëmtim me klubin e tij në nisje të sezonit aktual.

Për shkak të kësaj, 33-vjeçari pritet t’i nisë ndeshjet kualifikuese nga stoli. Teksa Szczesny ndodhet në kombin e tij, “zonja e vjetër” po mendon të zgjasë bashkëpunimin me numrin 1 të tyre.

Kontrata aktuale e portierit polak me Juventusin skadon pas 2 sezonesh, në të cilën ky i fundit përfiton 7 milionë euro në vit. Siç raporton “Sportmediaset”, klubi baerdhezi po shqyrton mundësinë për ta zgjatur kontratën e tij edhe për një vit, me ulje page. /oversport.tv