Novak Djokovic vazhdon të stërvitet në pritje të vendimit zyrtar nëse mund të vazhdojë të qëndrojë në Melburn dhe të marrë pjesë në turneun Australian Open, sepse Ministria e Emigracionit mund ti revokojë vizën.
Ministri i Emigracionit, Alex Hawke ka thënë se nuk do të marrë asnjë vendim gjatë ditës së sotme, duke zvarritur akoma më shumë këtë çështje, që tashmë ka hyrë në ditën e shtatë.
Ndërkohë, ndonëse me shumë vonesë, është hedhur shorti i Australian Open, që do të startojë në 17 janar në Melburn.
Në pritje të vendimit të shtetit australian, tenisti serb është përfshirë në turne, si koka e serisë. Ai do të luajë me bashkatdhetarin Miomir Kecmanovic në turin e parë të turneut. / Oversport.tv