Në Spanjë janë të sigurt, Diego Simeone do të drejtojë një tjetër skuadër në LaLiga

Dy sezone jo në lartësinë e duhur kanë bërë që emri i Diego Pablo Simeones të përflitet shumë për një largim të mundshëm nga Atletico Madrid. Mediat spanjolle bëjnë me dije se tekniku argjentinas është drejt fundit të aventurës së tij me madrilenët, por shumë shpejt mund të transferohet te një tjetër klub.

Simeone pritet të ndryshojë skuadër, por jo kampionat. Emri i tij së fundmi është lakuar shumë me një kalim të mundshëm te Sevilla. Këta të fundit kanë bërë sondazhet e tyre të para për të parë nëse diçka e tillë mund të ndodhë në fundin e sezonit ose jo.

Sevilla do të largojë nga drejtimi i skuadrës Jorge Sampaolin dhe vendin e tij pritet ta marrë pikërisht bashkëkombasi i tij. Drejtuesit e Sevillas e konsiderojnë profilin e Simeones të duhur për skuadrën dhe për projektin që kanë. /oversport.tv

Foto: Atlético de Madrid, Facebook