Në Spanjë janë të sigurt, Rudiger ka kryer vizitat mjekësore me Realin

Në ditën kur janë bërë dy lëvizje të mëdha në merkato si Erling Haaland te Manchester City dhe Karim Adeyemi te Borussia Dormtund, një marrëveshje të madhe ka bërë edhe Real Madridi. Sipas asaj që raportohet nga mediat spanjolle, Antonio Rudiger ka kryer vizitat mjekësore në kryeqytetin spanjoll dhe mungon vetëm zyrtarizimi.

Mbrojtësi i Chlesea i ka kaluar me sukses vizitat dhe nga sezoni i ardhshëm do të veshë fanellën e “Galaktikëve”. Ai do të përfitojë një pagë prej 6.8 milionë eurosh, por pa përfshirë këtu bonuset që mund t’i shtohen në shumën totale.

Por kjo nuk do të jetë e vetmja pagë për lojtarin. Ai së bashku me agjentin e tij që është njëkohësisht edhe vëllai, Sahr Senesie do të përfitojnë edhe 35 milionë euro të tjera. Ky do të jetë komisioni që Florentino Perez do të paguajë për afrimin e mbrojtësit gjerman. /oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook