Në Spanjë janë të sigurtë, Barcelona po mendon seriozisht për De Ligt

“Barcelona po mendon seriozisht që të transferojë De Ligt në LaLiga”. Janë të sigurtë gazetarët e të përditshmes spanjolle “Sport”, sipas të cilëve është e vështirë që transferimi të bëhet që në janar.

“Kjo hipotezë është praktikisht e pamundur për shkak të rrogës së lartë të mbrojtësit”. Por ndryshon mendimi për merkaton e verës, sepse Juventusi do të mundohet që të shesë, që të investojë në sulm. Çmimi i kartonit të lojtarit do të ishte më i ulët se 120 milionët që parashikohen në kontratë.


kliko mbi imazh për më shumë informacione rreth Mega Shorteut Tibo

Sipas “Sport”, Barcelona e ka marrë këtë informacion nga Mino Raiola, agjenti i lojtarit gjatë një takimi të disa ditëve më parë në Torino.

Barcelona po punon që të bëjë sa më të lehtë ardhjen e mbrojtësit holandez, duke nxjerrë në treg Coutinhon, largimi i të cilit do të mundësonte ardhjen e një ylli në skuadër. / Oversport.tv