Në Spanjë janë të sigurtë, rinovimi i Mbappe me PSG është një utopi

“Rinovimi i Mbappé me PSG është një utopi”. Për këtë janë të bindur në Madrid, pasi “AS” flet për një pakt mes xhentëlmenësh mes sulmuesit francez dhe presidentin të Realit, Florentino Perez.

Sipas të përditshmes spanjolle ekziston një marrëveshje verbale, që në verë do të sjellë në “Bernabeu” yllin francez, si një lojtar të lirë.

Mbappé, që po udhëheq Paris Saint-Germain me gola në kampionat dhe Champions, sipas “AS” ka njoftuar klubin parisien që në gusht që nuk do të rinovojë.

Në Spanjë janë të bindur që e ardhmja e tij është në Madrid, me fanellën e Realit. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter