Në Spanjë ndihen “të vjedhur”, reagon media: Po shkatërrojnë futbollin

Në Spanjë ka pakënaqësi të mëdha pas humbjes në finalen e Nations League përballë Francës. Në përfundim të finalës, shtypi spanjoll ka publikuar fotogramën e aksionit që solli avantazhin e skuadrës së Deschamps.

Gazetat kryesore sportive spanjolle i kanë dedikuar titullin kryesor asaj që ndodhi në “San Siro”:

“Po shkatërrojnë futbollin”, shkruan “Marca”. “Pa trofe, por me të ardhme” është titulli i zgjedhur nga “AS”, ndërsa “Sport” e hap faqen e parë me “Padrejtësi”.

Mjaft i goditur është titulli kryesor i “Mundo Deportivo”, që guzon të luajë me fjalët “Varapalo” (ku është VAR-i).